COVID-19 në Kosovë, 13.186 raste aktive dhe 2.022 viktima

15.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 701 raste pozitive me COVID-19 hde janë regjistruar 14 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e […]

COVID-19 në Kosovë, 13.186 raste aktive dhe 2.022 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 701 raste pozitive me COVID-19 hde janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 68 vjeç, raporton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Duhël (1), Gelancë (3), Gjinoc (1), Mushtisht (1), Nëpërbisht (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.