COVID-19 në Kosovë: 1,294 raste aktive, 13,929 të shëruar dhe 632 viktima
Instituti i Shëndetësisë publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 41 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të të infektuarve në 15,855 raste nga 70,873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë gjithashtu janë shëruar 73 […]
Instituti i Shëndetësisë publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 41 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të të infektuarve në 15,855 raste nga 70,873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë gjithashtu janë shëruar 73 pacientë që ishin pozitiv me korona virus, deri më tani numri i të shëruarve në vend ka arritur në 13,929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,294, njofton SuharekaOnline.
Fatkeqësisht edhe në 24 orëshin e fundit janë shënuar dy viktima nga COVID-19 duke e quar numrin e vdekjeve nga ky virus në 632.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.