COVID-19 në Kosovë, 12,774 raste aktive dhe 1,120 viktima

08.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë identifikuar 519 raste të reja me Coronavirus. IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 68 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 […]

COVID-19 në Kosovë, 12,774 raste aktive dhe 1,120 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë identifikuar 519 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 68 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29,430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,774.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,120 raste të vdekjes.