Covid-19 në Kosovë, 12,618 raste aktive dhe 926 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë testuar 1,542 persona prej të cilëve 645 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

IKSHPK ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me virusin Korona dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjës nga ky virus, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,618.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes.

RAPORTO