COVID-19 në Kosovë, 126 raste aktive dhe 105,582 të shëruar

24.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

COVID-19 në Kosovë, 126 raste aktive dhe 105,582 të shëruar Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (9), Gjakovë (3), Skenderaj (2), Ferizaj (1), Viti (1), Klinë (1), Lipjan (1) dhe Junik (1).

Po ashtu, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,582 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 126, asnjë prej tyre në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,973 raste nga 710,426 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.