Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së marte janë regjistruar 557 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës dje ka identifikuar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30,157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,587.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.