Covid-19 në Kosovë, 12,338 raste aktive dhe 914 viktima

23.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 707 persona. IKSHPK ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me virusin Korona, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i […]

Covid-19 në Kosovë, 12,338 raste aktive dhe 914 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 707 persona.

IKSHPK ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me virusin Korona, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,338.

Që nga marsi ku në Kosovë u shfaqën rastet e para me covid-19 deri më tani numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.