COVID-19 në Kosovë, 12.760 raste aktive dhe 2.053 viktima

17.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 520 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premtën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e […]

COVID-19 në Kosovë, 12.760 raste aktive dhe 2.053 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 520 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premtën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 79 vjeç, raporton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Gelancë (2), Studençan (1), Suharekë (2).

Gjithashtu, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes.