COVID-19 në Kosovë, 12.635 raste aktive dhe 1.776 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 827 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjitruar 16 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë: Gjinoc (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (2), Suharekë (3).

Gjithashtu të hënën,  janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes.

RAPORTO