COVID-19 në Kosovë, 12.609 raste aktive dhe 2.061 viktima

18.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 498 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premtën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19, raporton SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të […]

COVID-19 në Kosovë, 12.609 raste aktive dhe 2.061 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 498 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premtën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19, raporton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Budakovë (4), Gelancë (1), Maçitevë (1), Sallagrezhdë (1), Shirokë (1), Studençan (2), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.