COVID-19 në Kosovë, 12.433 raste aktive dhe 2.072 viktima

19.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë konfirmuar 364 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës të dielën nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, […]

COVID-19 në Kosovë, 12.433 raste aktive dhe 2.072 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë konfirmuar 364 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës të dielën nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq.

Vendbanimet e 11 viktimave janë: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Gjithashtu, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.