COVID-19 në Kosovë, 12.285 raste aktive dhe 2.086 viktima

20.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 277 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv dhe është regjistruar një viktimë e moshës 83 vjeç, shkruan […]

COVID-19 në Kosovë, 12.285 raste aktive dhe 2.086 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 277 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv dhe është regjistruar një viktimë e moshës 83 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, rastet tjera pozitive me COVID-19 janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë.

Gjithashtu, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.