COVID-19 në Kosovë, 114 raste aktive dhe 2,265 viktima

23.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

COVID-19 në Kosovë, 114 raste aktive dhe 2,265 viktima Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Viti (9), Gjakovë (6), Gjilan (5), Prishtinë (3), Lipjan (2), Pejë (1), Mitrovicë (1) dhe Kaçanik (1).

Po ashtu, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,575 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 114, asnjë prej tyre në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,954 raste nga 708,159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.