COVID-19 në Kosovë, 11.346 raste aktive, 34.637 të shëruar dhe 1.220 viktima

16.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë së marte janë identifikuar 294 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së marte janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë, njofton SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të […]

COVID-19 në Kosovë, 11.346 raste aktive, 34.637 të shëruar dhe 1.220 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë së marte janë identifikuar 294 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së marte janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.