COVID-19 në Kosovë, 11.318 raste aktive dhe 1.225 viktima

17.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure janë identifikuar 296 raste me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, njfton SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]

COVID-19 në Kosovë, 11.318 raste aktive dhe 1.225 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure janë identifikuar 296 raste me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, njfton SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.