COVID-19 në Kosovë, 11.307 raste aktive dhe 1.240 viktima

19.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 385 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i […]

COVID-19 në Kosovë, 11.307 raste aktive dhe 1.240 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 385 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes.