COVID-19 në Kosovë, 11.134 raste aktive dhe 1.262 viktima

22.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë identifikuar 264 me COVID-19. IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së hëne nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe nuk është raportuar për ndonjë viktimë. Ndryshe, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së […]

COVID-19 në Kosovë, 11.134 raste aktive dhe 1.262 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë identifikuar 264 me COVID-19.

IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së hëne nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Ndryshe, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Kosovë janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.