COVID-19 në Kosovë, 11.034 raste aktive dhe 2.118 viktima

COVID-19 në Kosovë, 11.034 raste aktive dhe 2.118 viktima
Çlirim Gashi

24.04.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë janë konfirmuar 356 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premtën në Komunën e Suharekës nuk është identifkiuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

RAPORTO