COVID-19 në Kosovë, 10.486 raste aktive dhe 2.129 viktima

26.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin tonë janë testuar 3.010 mostra prej të cilave 227 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. […]

COVID-19 në Kosovë, 10.486 raste aktive dhe 2.129 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin tonë janë testuar 3.010 mostra prej të cilave 227 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet tjera pozitive me COVID-19 janë në komunat si: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj.

Gjithashtu të dielën, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.