COVID-19 në Kosovë, 10.478 raste aktive dhe 1.290 viktima

COVID-19 në Kosovë, 10.478 raste aktive dhe 1.290 viktima
Eurolinda Zenelaj

25.12.2020 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 309 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 6 raste të vdekjes nga COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 176.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.

RAPORTO