39 persona nga Kamenica janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19.
Nga ta janë shëruar 17, ndërkaq sot do të ritestohen edhe 11 persona për të parë nëse janë shëruar nga koronavirusi.
Nga komuna e Kamenicës kanë treguar për Express se momentalisht nuk ka testime të reja
11 persona nga komuna e Kamenicës do t’i nënshtrohen ritestimit për të parë nëse janë shëruar nga virusi COVID-19.
Këtë e ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.
“Dje i kemi pranuar rezultatet e testimeve të reja, kanë dalë negative të gjitha. Sot nuk kemi testime të reja, vetëm ritestime. 11 persona do të ritestohen për të parë nëse janë shëruar”, ka thënë Rashiti.
Deri më tani në komunën e Kamenicës janë konfirmuar 39 persona me virusin COVID-19.