COVID-19, Ministria e Punëve të Brendshme mbyll zyrën për vula apostile

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të paraqitjes së rasteve me koronavirus në Agjencisë e Regjistrimit Civil është marrë vendim që të mbyllen tre zyra.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e #COVID19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme” thuhet në njoftim.

Mbyllja vjen si rezultat që dy zyrtarë në MPB kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.