COVID-19, kërkesat emergjente të komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) publikoi Studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në qeverisjen lokale në Kosovë”. Ky studim është bërë gjatë periudhës Maj-Korrik 2020.

Studimi synoi identifikimin e vështirësive të hasura nga komunat gjatë përhapjes së pandemisë COVID-19, masave të marra nga këto të fundit për të menaxhuar këtë situatë, bashkëpunimin me nivelin qendror dhe AKK-në, si dhe nevojat emergjente të komunave për të tejkaluar pasojat socio-ekonomike nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Studimi i dizajnuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u mbështet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) ndërsa është draftuar në emër të AKK-së nga UBO Consulting.

Ky studim ka identifikuar dhe nxjerr në mënyrë të veçantë nevojat emergjente të komunave për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar nga COVID-19, të cilat janë paraqitur në dy diagramet e mëposhtme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.