COVID-19, 63 të vdekur brenda një jave në Kosovë

16.08.2020

Që nga fillimi i kësaj jave e deri më sot 63 persona kanë humbur jetën, pas kontraktimit me Covid-19. Numri më i madh i viktimave u shënua të hënën, më 10 gusht, ku 14 persona vdiçën, Të martën 13 persona humbën betejën me Covid-19, të mërkurën 11, të enjten 8, ndërsa të premtën 8, dhe […]

COVID-19, 63 të vdekur brenda një jave në Kosovë Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i kësaj jave e deri më sot 63 persona kanë humbur jetën, pas kontraktimit me Covid-19.

Numri më i madh i viktimave u shënua të hënën, më 10 gusht, ku 14 persona vdiçën,

Të martën 13 persona humbën betejën me Covid-19, të mërkurën 11, të enjten 8, ndërsa të premtën 8, dhe dje 9 persona nuk i dolën ballë koronavirusit.

Nga të dhënat e publikuara nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, figuron se brenda kësaj periudhe u infektuan 1 mijë e 28 persona.

Poashtu u shëruan edhe 205 persona, të cilët ishin infektuar me Covid.