COVID-19, 35,550 persona të infektuar në Zvicër që nga fillimi i pandemisë

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 35,550 infeksione me koronavirus, shkruan albinfo.ch.

Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar 1,981 viktima, shkaku i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, vetëm në javën e fundit të korrikut që e lamë pas, i raportuar i infeksioneve të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër ishte 1,078, 40% më shumë se 772 raste të regjistruara një javë më parë. Ndërkohë, sot numri i të prekurve është 138 persona.

Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 31.300 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.