COVID-19: 1,572 raste aktive, 622 të vdekur dhe 13,278 të shëruar

28.09.2020

Sipas statistikave të IKSHKP-së nga marsi deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. IKSHPK-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në vendin tonë janë shënuar 622 raste të vdekjes, njofton SuharekaOnline. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 113 pacient që ishin […]

COVID-19: 1,572 raste aktive, 622 të vdekur dhe 13,278 të shëruar Foto: Ilustrim

Sipas statistikave të IKSHKP-së nga marsi deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

IKSHPK-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në vendin tonë janë shënuar 622 raste të vdekjes, njofton SuharekaOnline.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 113 pacient që ishin të prekur me Koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës dje nga IKSHPK është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.