Coronavirus në Kosovë, 12,124 raste aktive dhe 874 viktima

20.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje në vendin tonë janë regjistruar edhe 807 raste të reja me Coronavirus. IKSHPK njofton se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me coronavirus dhe është raportuar për një viktimë të moshës 71 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të […]

Coronavirus në Kosovë, 12,124 raste aktive dhe 874 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje në vendin tonë janë regjistruar edhe 807 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK njofton se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me coronavirus dhe është raportuar për një viktimë të moshës 71 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19,024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,124.

Nga muaji mars, 2020, ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me këtë virus deri më tani numri total i rasteve pozitive është 32,022 raste nga 125,792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.