Coronavirus në Kosovë: 1,197 raste aktive dhe 647 viktima

12.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë janë regjistruar 49 raste pozitive nga 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. IKSHPK gjithashtu bënë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 […]

Coronavirus në Kosovë: 1,197 raste aktive dhe 647 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë janë regjistruar 49 raste pozitive nga 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHPK gjithashtu bënë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë), duke e arritur numrin total të viktimave në 647, transmeton SuharekaOnline.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,197.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv.

Rastet pozitive të cilat janë regjistruar dhe janë nga këto 10 komuna: Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.