COVID-19 në Kosovë: 1,157 raste aktive, 14,143 të shëruar dhe 638 viktima

08.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 49 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të infektuarve në 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas statistikave të IKSHPK-së bëhet e ditur se brenda 24 ore […]

COVID-19 në Kosovë: 1,157 raste aktive, 14,143 të shëruar dhe 638 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 49 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të infektuarve në 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas statistikave të IKSHPK-së bëhet e ditur se brenda 24 ore betejen me Korona virus e kanë humbur tre pacientë duke e arritur numrin total të viktimave në 638, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, brenda 24 ore janë shëruar edhe 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Rastet që kanë rezultuar pozitive janë nga këto 17 komuna të Kosovës: Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

IKSHPK-ja dhe MSH-ja bënjë apel tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të respektohen masat të cilat janë marrë në mënyrë që virusi COVID-19 të mos përhapet.