Çmimet tavan për derivatet e naftës, MINT: Masat e veprimet kanë dhënë efekt të menjëhershëm e rezultat pozitiv për qytetarët

25.07.2022

Sipas një publikimi në faqen e MINT-it, thuhet se më 24 qershor 2022 çmimi i naftës ishte 1.95 euro për litër, kurse me çmimet tavan të vendosura nga kjo ministri ka rënë në 1.69 euro për litër, kurse ai i benzinës ka qenë 1.93 euro për litër ndërsa tani është 1.53 euro për litër. Ndërkaq, […]

Çmimet tavan për derivatet e naftës, MINT: Masat e veprimet kanë dhënë efekt të menjëhershëm e rezultat pozitiv për qytetarët Foto: Ilustrim

Sipas një publikimi në faqen e MINT-it, thuhet se më 24 qershor 2022 çmimi i naftës ishte 1.95 euro për litër, kurse me çmimet tavan të vendosura nga kjo ministri ka rënë në 1.69 euro për litër, kurse ai i benzinës ka qenë 1.93 euro për litër ndërsa tani është 1.53 euro për litër. Ndërkaq, çmimi i gazit ishte 0.91 euro për litër, kurse tashmë është 0.78 euro për litër.

Nga MINT kanë thënë se Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë shtuar se masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

“Ne jemi të përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të kemi karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit, me synim të ruajtjes së sigurisë shtetërore, shëndetit publik dhe mjedisit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrrësisë dhe Tregtisë.

Njoftimi i plotë i MINT-it:

Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët.

Ne jemi të përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të kemi karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit, me synim të ruajtjes së sigurisë shtetërore, shëndetit publik dhe mjedisit.