Çmimet në ‘qiell’ në Kosovë – buka, mishi vaji e qumështi me rritjen më të madhe

10.06.2022

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin maj 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2022 me muajin maj 2021 ishte 12,5%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0,9% në muajin maj […]

Çmimet në ‘qiell’ në Kosovë – buka, mishi vaji e qumështi me rritjen më të madhe Foto: Ilustrim

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin maj 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2022 me muajin maj 2021 ishte 12,5%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0,9% në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (1,8%), mishi (4,3%), qumështi, djathi dhe vezët (0,5%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (5,2%), pemët (5,4%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,3%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (2,3%),  kafja, çaji dhe kakao (1,9%),  ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,0%), pijet alkoolike (0,9%), këpucë (3,0%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,3%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,5%) pajisje shtëpiake (0,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (0,3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (5,5%), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (1,2%), shërbimet hoteliere (0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perimet (-10,7%), energjia elektrike (-4,7%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022)) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12,5 për qind në muajin maj 2022  krahasuar me muajin maj 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (27,0%), mishi (18,1%), qumështi, djathi dhe vezët (22,5%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (54,3%), perimet (8,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (17,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (13,9%), kafja, çaji dhe kakao (15,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,0%), pijet alkoolike (3,4%), duhani (4,7%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (9,6%),(energjia elektrike (11,9%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa në muajin maj 2022 ka pas rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve të energjisë elektrike për (-4,7%), gazi (43,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (24,4%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5,7%) pajisje shtëpiake (8,3%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (10,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), blerja e automjeteve (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (5,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (45,3%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9,9%), shërbimet për transport (12,8%), shërbimet hoteliere (10,3%), kujdesi personal (5,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-7,9%) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it.