Çmimet e prodhimit u ngritën për 0.6 %, u shtrenjtuan produktet ushqimore e rryma

06.12.2019

Agjencia e statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë TM3) 2019. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.5% ndërmjet Tremujorin e dytë (TM2) 2019 dhe Tremujorin e tretë (TM3) 2019. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: […]

Çmimet e prodhimit u ngritën për 0.6 %, u shtrenjtuan produktet ushqimore e rryma Foto: Ilustrim

Agjencia e statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë TM3) 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.5% ndërmjet Tremujorin e dytë (TM2) 2019 dhe Tremujorin e tretë (TM3) 2019.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mobilieve (3.0%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.1%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (0.3%); prodhimi produkteve kimike (0.2%); prodhimi i metaleve (0.2%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (0.1%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.1%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-15.4%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-4.3%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.6%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.5%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.2%).

Krahasuar TM3 2019 me TM3 2018 çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.6%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (4.3%); prodhimi i mobilieve (3.7%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (2.7%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.3%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3%). 

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-9.0%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-4.4%); prodhimi i metaleve (-4.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-3.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.0%); prodhimi produkteve kimike (-2.3%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.0%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.7%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.6%).