Zbriten çmimet e naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme në Kosovë
Çmimet e produkteve të naftës, MINT i ka publikuar duke u bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse. “Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të […]
Çmimet e produkteve të naftës, MINT i ka publikuar duke u bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.
“Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim”, thuhet në dokument.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.85 eurocentë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 eurocentë për litër dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 eurocentë për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.