Çmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit në Kosovë

20.10.2021

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. “Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që […]

Çmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit në Kosovë Foto: Ilustrim

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që është më i lirë”, tha ai.

Berjani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sa i përket çmimit të derivateve të naftës janë më të lirat në rajon.

“Sa i përket ngritjes së çmimit sot në Kosovë çmimet sillen 1.16 deri në 1.22 nafta ndërsa benzina sillet 1.20 deri në 1.27 përafërsisht. Ne në regjion jemi më të lirët, sot në Shqipëri 1.52 është nafta dhe 1.55 është benzina.

Sa i përket çmimit ne jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën për naftë 22 cent më të ulët ndërsa benzinën e kemi të njëjtë”, tha ai për Front Online.