Çmimet e naftës pritet të arrijnë deri në 2 euro në Kosovë
Nga dita në ditë është duke u rritur çmimi i naftës dhe benzinës nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1 euro e 60 centë, ndërkaq naftëtarët paralajmërojnë se për një litër naftë çmimi pritet të arrijë deri në 2 euro. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve […]
Nga dita në ditë është duke u rritur çmimi i naftës dhe benzinës nga 8 deri në 10 centë.
Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1 euro e 60 centë, ndërkaq naftëtarët paralajmërojnë se për një litër naftë çmimi pritet të arrijë deri në 2 euro.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka theksuar se çmimet sot në vendin tonë kanë arritur deri në 1 euro e 61 centë.
Por sipas Berjanit rritja e çmimit nuk do të ndalet me kaq, sipas tij me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër naftë.
Berjani ka konfirmuar për KosovaPress, se kanë arritur një marrëveshje me Qeverinë për rishikimin e vendimit të marzhës tregtare për naftëtarët. Sipas tij, nga 6 është rritur në 8 përqind marzha më e lartë tregtare e çmimit të shitjes.
“Sot çmimet derivateve në tregun e Kosovës sillen prej 1.55 deri në 1 euro 61 centë. Ndërsa, çmimet e furnizimeve sot janë 1.56 centë…
Këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment…Sa i përket çmimeve se a do të shkon deri në 2 euro për një litër naftë, trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, thekson ai për KP.