Çmimet e derivateve bien në bursë, por në Kosovë s’po lëvizin fare!

07.04.2022

Pas disa javëve, çmimi në bursë i derivateve është 96 dollarë për fuqi, kjo shifër rekorde të muajve mars dhe prill. Ndonëse çmimi i derivateve në bursë ka rënë dukshëm, në Kosovë vazhdon avazi i njëjtë, ende nuk po shihet ndonjë ulje e çmimit të derivateve. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani […]

Pas disa javëve, çmimi në bursë i derivateve është 96 dollarë për fuqi, kjo shifër rekorde të muajve mars dhe prill.

Ndonëse çmimi i derivateve në bursë ka rënë dukshëm, në Kosovë vazhdon avazi i njëjtë, ende nuk po shihet ndonjë ulje e çmimit të derivateve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka theksuar se nuk e di se si do të jenë çmimet përgjatë ditëve në vijim, ky si shkak i lëvizjeve të mëdha në berz.

“Sot çmimet në Kosovë janë, dizeli 1.58 cent, benzina 1.38 cent. Nuk mund të themi se si do të jenë çmimet në ditët në vijim sepse ka lëvizje të mëdha në berz” ka thënë Berjani për IndeksOnline.

Kujtojmë se ditë më parë Inspektorati i Tregut pati paralajmëruar që do të fillojë hetime për ngritjen e çmimeve të derivateve në Kosovë, por që deri më tani nuk ka patur asnjë ndikim në kontrollin e çmimeve në tregun kosovar.