Deputeti i Kuvendit të Kosovë, Ilir Deda, ka publikuar një fotografi së bashku me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin. 

Deda përmes llogarisë së tij në Facebook, krahas fotografisë ka shkruar “Gati për shpërbërjen e Kuvendit”. 

Ky publikim i Dedës vjen menjëherë pas deklarimit të tij mbi arsyet për të cilat nuk do të aderojë në lëvizjen Vetëvendosje. 

Kujtojmë se Deda u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës sa ishte pjesë e Alternativës.