“ciu, ciu, ciu” dalin “zogjtë” e parë të SHIK-ut!

02.02.2019

Në tetor të vitit 2017 Kadri Veseli në replikën e tij ndaj Driton Selmanajt kishte thënë se hetimet ndaj SHIK’ut do të shkojnë deri në fund. “Kom me ju ngi SHIK këtë mandate, kemi me shku deri ne fund, mos bë ciu ciu ciu… mos manipulo se je hajdut”, kishte thënë Veseli atëkohë. Ndërsa sot […]

“ciu, ciu, ciu” dalin “zogjtë” e parë të SHIK-ut! Foto: Ilustrim

Në tetor të vitit 2017 Kadri Veseli në replikën e tij ndaj Driton Selmanajt kishte thënë se hetimet ndaj SHIK’ut do të shkojnë deri në fund.

“Kom me ju ngi SHIK këtë mandate, kemi me shku deri ne fund, mos bë ciu ciu ciu… mos manipulo se je hajdut”, kishte thënë Veseli atëkohë.

Ndërsa sot projektligji për Dialogun me Serbinë ka krijuar debat mes deputeteve të Partisë Socialdemokrate dhe asaj Vetëvendosje.

Deputeti i PSD-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në SHIK.

“Meqë Glauku flet per sinqeritet e ftoj atë me marrë guximin e me kallxu qysh 1 vjet ditë ka qenë në SHIK. Unë e kam marrë vesh prej Glauk Konjufcës. Kur ka qenë Glauku në SHIK nuk ka qenë në VV. Problem është se nuk ka pas guxim me thënë që ka punu në SHIK”, tha Molliqaj.

Ndërkaq, Konjufca iu kundërpërgjigj se i pranon akuzat nëse ka argumente për akuzat e Molliqajt.

“I pranoj pretendimet e Dardanit veç me një kusht, nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”, u përgjigj deputeti i PSD-së, Glauk Konjufca.

“ Më tregoj edhe Hajdar Beqa kush e kush ishit ShIK këtu, boll shumë ishit, gjysma e paralamentit ishit ShIK, marrja e zotit”, u shpreh deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.