Cili është qyteti më i preferuar evropian për të punuar jashtë vendit

28.05.2024

Qyteti më tërheqës për njerëzit që duan të punojnë jashtë vendit të tyre është Londra, e ndjekur nga Amsterdami dhe Dubai, sipas një raporti të ri nga Boston Consulting Group (BCG).

Cili është qyteti më i preferuar evropian për të punuar jashtë vendit Foto: Ilustrim

Sipas hulumtimit të quajtur Dekodimi i Talentit Global, faktorët kryesorë në favor të punës në Londër janë anglishtja si gjuhë kryesore, një rrjet i fuqishëm global talentesh nga vende të tjera të botës, multikulturalizmi, mundësitë e bollshme financiare, aksesi në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Nëntë për qind e të anketuarve që kërkojnë punë jashtë vendit do të ishin gati për t’u zhvendosur menjëherë në Londër, e ndjekur nga Amsterdami 8 për qind, Dubai 7 për qind, Abu Dhabi 7 për qind, Nju Jork 6 për qind.

Top 10 përfshijnë gjithashtu Berlinin, Singaporin, Barcelonën ose Tokion, ku pesë për qind e të gjithë të anketuarve do të lëviznin menjëherë, ndërsa Sydney mbyll listën me katër për qind.

Studimi, i bazuar në përgjigjet e më shumë se 150.000 të anketuarve nga 188 vende, tregoi se afërsisht një në katër, ose 23 për qind më saktë, është duke kërkuar në mënyrë aktive një punë jashtë vendit.

Sipas të njëjtit raport, tre arsyet më të zakonshme për të lëvizur jashtë vendit në mesin e të anketuarve janë mundësitë ekonomike, avancimi në karrierë dhe potenciali për një cilësi më të mirë jetese.

Përveç kësaj, studimi zbuloi se 92 për qind e drejtuesve të kompanive globale e konsiderojnë tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve si ndër prioritetet e tyre kryesore.