Ishte rruga “Avni Hodaj” në fshatin Samadrexhë e cila është asfalltuar nga qeverisja aktuale e Komunës së Suharekës, rrugë e cila ngriti zërin e banorëve të këtij fshati e edhe partive politike në komunë.

Gjithëçka filloi me reagimin e Lëvizjës Vetëvendosje ku ata shprehën pakënaqësi  dhe sipas tyre cilësinë e dobët të punimeve që është bërë nga qeversija aktuale.

‘’Pa kaluar një vit i plotë, asfallti është dëmtuar në këtë masë, ky dëmtim i mënjëhershëm dëshmon punën e cilësisë së dobët që është bërë.Shumë shpejtë kjo rrugë rrezikohet të dëmtohet në tërësi.  Me gjasë, para publike do të shpenzohën përsëri për këtë rrugë, duke u hapur përsëri një procedurë tenderuese, tash jo për ndërtim por për rregullim.’’ ishte reagimi i Lëvizjës Vetëvendosje në Suharekë.

I menjëhershëm ka qenë edhe kontrollimi i kësaj rruge nga ana e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është pajtuar me reagimin e LVV-së duke i vlerësuar punimet të papranueshme.

 ‘’Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës. Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet. Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime” kishte njoftuar Muharremaj.

Mirëpo siç shihet ka filluar një “garë” poezish ndërmjet Brahim Thaqit, këshilltar i Kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj dhe Arbër Kabashi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ku i pari kishte filluar Arbër Kabashi nga LVV, i cili në një postim ne facebook kishte shkruar:

‘’ Me parat e mia e me parat e tua paguhet për 8cm asfallt por parat për këto cm ndahen ndryshe:1cm për punëkryersin
1cm për mbikëqyrësin
3cm për kryetarin
3cm për rrugën’’
.

E reagimi i Brahim Thaqit ishte i mënjehershëm, ku siç edhe pritet i delë në mbrojtje kryetarit:

”Ata kritikojnë…
Ai në vendin e ngjarjes, kërkon llogari në funksion të mirëqeverisjes…
Ata sërish kritikojnë…
Ai i falenderon dhe u kërkon këshilla, vërejtje e sygjerime dhe zakonisht i falenderon…
Ata e duan kundërshtar në raport me opinionin publik…
Ai i konsideron partner të qeverisjes…

E Arbër Kabashi nuk hezitoj dhe prapë me poezi ia kthen:

Ne kritikojmë, ai hesht
Ne bëjmë vërejtje, ai nuk i përfill 
Ne publikojmë fakte, ai nuk merr masa
Ne nuk ndalemi, ai dorëzohet
Ai e mashtron opinionin publik, ne e informojmë opinionin publik
Ai ka dëshirë të na ketë partner, por ne nuk bëjmë pazare
Ai do të sfidohet duke mos pranuar punë ku ka keqpërdorime, ne kështu duam, që e ardhura e tij e vetme financiare nga pozita që mbanë të jetë paga mujore. 
Që hajninë ta ndalojmë, ne atë gjithmonë do ta ndihmojmë…Për fund, idollin tënd duhet ta citojmëAta duan të na frikësojnë! Ne gjithmonë guxojmë!
Ata do të humbin! Ne do të fitojmë!”

Dhe si përfundim duket që Kabashi dhe Thaqi ishin në formë që ti kushtonin poezi njëri tjetrit dhe vlerave, ku ky i fundit prapë ia kushtoj disa rreshta LVV:

‘’Ai, ata i befason çdo mëngjes, sa i detyron me u zgju herët dhe me qenë të vëmendshëm, sepse kanë kurreshtje për te…Është komunikativ e i edukum, dhe kur e kritikojnë ai me zë të ulët e me qetësi i diskuton dhe i pranon gabimet, nëse ato janë me fakte. E respekton lirinë e fjalës dhe nuk e ofendon askend…Puna është cilësia që ia njohin të gjithë, prandaj e respektojnë. E dine edhe ata, por mendohet se s’duket interesant me ja pranu publikisht…Ai nuk nervozohet e as nuk frikësohet. S’ka pse !Qetësia e ndihmon në punë. I përkrah ata me shumë mirëkuptim kur debatohet, madje edhe ndonjëherë kur mendohet nga pala tjetër, se prapa zërit të lartë ka argumente…’’

Siç duket këta rreshta si pëlqyen aspak Arbërit ku reagimi i tij ishte i menjëhershëm:

‘’Ai na befason veç nëse tregohet cilësor e jo keqpërdorues!
Të jemi të vëmendshëm e kemi obligim dhe detyrë shoqërore, neve nuk ka çmim e pozitë që na e ndërprenë vëmendjen. 
Ai është autoritativ, të mirat ia faturon vetës, të këqiat ia faturon bashkëpunëtorëve.
Mashtrimi është karakteristika që e karakterzion e që ia njohim të gjithë, ia kemi thënë publikisht.
Nga NE nuk ka pse të frikësohet, nga KULTURA JONË POLITIKE duhet të ketë kujdes.
Neve nuk mund të na frikësojë, se njohim frikën në politikë!
Dallimin që e kemi, rikujtojeni para çdo ballafaqimi.
Juve iu mbanë bashkë matrialja, neve na mbanë bashkë idealja!Me një thënie të Faik Konicës do të përgjigjem rreth përpjekjes për të ia ndërtuar atij kultin e individit.
“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”