Cilat pajisje elektrike shpenzojnë më së shumti energji elektrike?

A keni menduar ndonjëherë ta bëni një listë me të gjitha pajisjet elektrike që i përdorni më së shumti në shtëpinë tuaj?

13.11.2021 / Lajme

Cilat pajisje elektrike shpenzojnë më së shumti energji elektrike?
Foto: Ilustrim

Nëse po, atëherë ju vetëm se jeni gati të filloni me praktika të reja të kursimit të energjisë elektrike, që tani.

Ekspertët e kursimit në KESCO kanë bërë përllogaritjet e përafërta të shpenzimit të pajisjeve elektrike, për të parë se cila nga këto pajisje, ndikon më së shumti në fryrjen e faturave tona. Në këtë listë prin nxemsja elektrike me rrymë, duke vazhduar me bojlerin, pajisjet e kuzhinës për gatim, etj.


Nëse gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike, i kemi parasysh këshillat e dhëna nga ekpertët e kursimit, rezultatet do të vërehen qartazi në fund të muajit.

Ngrohja qendrore me rrymë

70% e faturës mujore gjatë sezonës së dimrit shkon për ngrohjen e shtëpisë tuaj.

Për të kursyer energji elektrike ne duhet të parandalojmë:

  • Ngrohjen me temperatura të larta dhe të panevojshme;
  • Ngrohjen e hapësirave ku nuk qëndrojmë ne dhe anëtarët tjerë të familjes;
  • Ngrohjen në intervale të caktuara, atëherë kur nuk na nevojitet.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve të cilët e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Ky shpenzim nuk vlen për konsumatorët të cilët përdorin ngrohje alternative.

Bojleri

44% e faturës tuaj mujore shkon për ngrohjen e ujit me boljer gjatë gjithë vitit, pa u llogaritur ngrohja e ambienteve të brendshme.

Për kursim të energjisë elektrike, por edhe të xhepit tuaj, ekspertët tanë rekomandojnë ta lini bojlerin të ndezur gjatë natës, pas orës 22:0 kur është tarifa e ulët, ndërsa gjatë ditës ta lëshoni vetëm sipas nevojës.

Pajisjet për gatim

Gatimi, pra pajisjet elektrike për pjekje dhe zierje në kuzhinë, po ashtu përbëjnë një përqindje të madhe të shpenzimit të energjisë elektrike.

Nëse ju bëni përgatitjen e ushqimit me pajisje elektrike për rreth 1orë e 30 minuta në ditë, këto pajisje në muaj shpenzojnë rreth 19% të faturës totale.

Vini re se këto përllogaritje janë marrë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak gjatë vitit, pa pëfshirë ngrohjen me rrymë, që zë vendin e parë në shpenzimin më të madh të energjisë elektrike.

Vetëm pasi t’i kemi identifikuar pajisjet elektrike që shpenzojnë më së shumti, ne mund të fillojmë të aplikojmë praktika të reja të kursimit!

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *