Lajme

Çfarë po ‘zihet‘ në LDK, Isa Mustafa shkon në zyre të partisë

Ilustrim

Oferta e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës dje ka përplasur krerët e LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se kjo ofertë konsiderohet jo-serioze ndërsa Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur duke thënë se pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË?”.

Kreu i LDK-së Isa Musafa, ka arritur në selinë qendrore të partisë së tij, raporton televizioni T7.

Periskopi ndërkohë ka provuar gjatë tërë kohës që të  kontaktojë me zëdhënësin e LDK-së  Besian Mustafa për të mësuar se cila është agjenda e LDK-së për ditën e sotme, por se ai nuk ka qenë i qasshëm.

Megjithatë, për ofertën e fundit të LVV-së në LDK kanë thënë se do të vendos Këshilli I Përgjithshëm i kësaj partie.

Por se kur do të shqyrtohet kjo ofertë, ende nuk është bërë e ditur.