Certifikohen rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje merr 50.28%

13.03.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. KQZ ka bërë të ditur se numri i votuesve në tërë Kosovën është 814129 votues, prej të cilëve 89257 janë votues të cilët kanë votuar me kusht. Poashtu është bërë e ditur se pjesëmarrja në […]

Certifikohen rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje merr 50.28% Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ ka bërë të ditur se numri i votuesve në tërë Kosovën është 814129 votues, prej të cilëve 89257 janë votues të cilët kanë votuar me kusht.

Poashtu është bërë e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur me 14 shkurt, 2021, në total është 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje prin me 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota duke lënë pas PDK-në me 148285 vota apo 17% dhe LDK-në me 110985 apo 12,73%.

Nga këto rezultate bëhet e ditur se Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, AAK-ja 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 10 ulëse.

Ndër tjerash, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka bërë të ditur edhe statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

Ajo ka konfirmuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.