Çdo tavolinë me 4 persona, kështu pritet të mbahen dasmat në Kosovë

26.05.2021

Në Kosovë pritet të lejohet mbajtja e dasmave që nga 15 qershori, por më nuk do të ketë dasma të mëdha. Më së shumti do të lejohen 150 deri 200 persona. Kështu ka konfirmuar Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit. Ai tha se janë dakorduar që në çdo tavolinë të ketë nga […]

Çdo tavolinë me 4 persona, kështu pritet të mbahen dasmat në Kosovë Foto: Ilustrim

Në Kosovë pritet të lejohet mbajtja e dasmave që nga 15 qershori, por më nuk do të ketë dasma të mëdha.

Më së shumti do të lejohen 150 deri 200 persona.

Kështu ka konfirmuar Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Ai tha se janë dakorduar që në çdo tavolinë të ketë nga 4 persona.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, psh në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, dmth distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona.

Qetash me i lëshu dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150, 200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për Kanal 10.