Çdo e katërta veturë e futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet që të jetë në rrugë

12.07.2021

Çdo e katërta veturë që është futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet teknike për të qenë pjesë e trafikut. Këto statistika janë nxjerrur për periudhë kohore të katër muajve të parë të vitit 2021, por statistika të tilla kanë qenë prezente edhe vitet e kaluara në vendin tonë. Qendra e Automjeteve të Kosovës i […]

Çdo e katërta veturë e futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet që të jetë në rrugë Foto: Ilustrim

Çdo e katërta veturë që është futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet teknike për të qenë pjesë e trafikut.

Këto statistika janë nxjerrur për periudhë kohore të katër muajve të parë të vitit 2021, por statistika të tilla kanë qenë prezente edhe vitet e kaluara në vendin tonë.

Qendra e Automjeteve të Kosovës i ka dorëzuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) shifra të frikshme që rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.

Sipas statistikave, përafërsisht çdo e katërta veturë e futur në Republikën e Kosovës është kthyer dhe udhëzuar për aftësim pas kontrollit në import.

Rastet më të shpeshta tek këto vetura janë ato me defekte teknike.

Çdo e pesta veturë e futur në Kosovë nga muaji janar është evidentuar me defekte të mëdha teknike, të cilat sjellin rrezikshmë të lartë në komunikacion, shkruan Indeksonline.

Përgjatë 4 muajve të parë, plot 1 mijë e 631 vetura të importuara nga jashtë nuk e kanë kaluar kontrollin e parë dhe se ishin të ndaluara për qarkullim.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as mjetet transportuese, autobusët, minibusët, kamionët dhe transporerët. 14% të këtyre mjeteve që janë futur në Kosovë nuk kanë marrë leje që të hyjnë dje në trafik për shkak të problemeve të ndryshme teknike.

Një nga problemet shqetësuese të veturave të futura në Kosovë është edhe dallaverja që bëhet në ndërrimin e kilometrave. 172 vetura në 4 muajt e parë që janë futur në Kosovë janë evidentuar së kanë ndryshuar kilometrat. Atyre u janë shtuar kilometrat, me qëllim që të paguhet më pak doganë për to.

Vetëm një veture që kishte 200 mijë kilometra, i janë bërë 700 mijë kilometra në mënyrë që pagesën prej 10 mijë eurosh, ta bënte 1000 euro në doganën kosovare.

Organet përgjegjëse kanë gjetur rreth 1000 makina brenda Kosovës që i janë ndryshuar kilometrat.