Caktohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës

30.08.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga […]

Caktohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri.

Me këtë rast Sveçla ka falënderuar Mehmetin për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uron suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.