Caktohet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së

13.05.2022

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet me 20 maj. Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të lëshuar nga Zyra e Dhomave të Specializuara. Në mesin e temave që pritet të diskutohen do të jenë edhe çështja e materialeve, përgatitjet për gjykim, hetimet e prokurorisë […]

Caktohet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së Foto: Ilustrim

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet me 20 maj.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të lëshuar nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

Në mesin e temave që pritet të diskutohen do të jenë edhe çështja e materialeve, përgatitjet për gjykim, hetimet e prokurorisë dhe mbrojtjes, transmeton IndeksOnline.

Kjo konferencë, vjen pak ditë pasi krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Prokurorisë.