Caktohen datat e dy afateve të provimit të maturës shtetërore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore.

Nagavci ka publikuar vendimin, ku thuhet se në afatin e parë provimi i maturës do të mbahet më 12 dhe 19 qershor 2021, ndërkaq në afatin e dytë, provimi mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator 2021.

Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi, ndërkaq janë paraparë edhe koha si do të zëvendësohen orët e humbura të mësimit.

Rikujtojmë se në vendim ndër tjerash është bërë e ditur se nxënësit e ciklit parauniversitar javën e ardhshme do ta kenë pushim, ndërsa kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.

RAPORTO