Byroja e Sigurimeve e përkrah marrëveshjen për targat, thotë se krijohen lehtësira për qytetarët
Kështu ka thënë drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ku ka thënë se sfidë për Republikën e Kosovës është njohja e targave dhe patentë shoferëve. Me arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Mazrekur ka theksuar se do të krijojë lehtësira për qytetarët si në pagesa ashtu edhe në pritje. “Sfidë është edhe njohja […]
Kështu ka thënë drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ku ka thënë se sfidë për Republikën e Kosovës është njohja e targave dhe patentë shoferëve.
Me arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Mazrekur ka theksuar se do të krijojë lehtësira për qytetarët si në pagesa ashtu edhe në pritje.
“Sfidë është edhe njohja e targave dhe patentë shoferëve, edhe pse nuk i takon Byrosë së Sigurimeve por që do ta trajtojmë edhe këtë çështje gjatë diskutimeve të ndryshme”.
“Nëse flasim nga aspekti profesional praktik dhe jo atë politik mund të them që ka lehtësira, flas për veten time ku në çdo kohë kur kam udhëtuar nëpër Serbi është dashur minimumi me prit 30 minuta si në verë e në dimër ku është dashur me i ndërruar targat, dhe me paguar 5 euro kështu mendoj që është ma praktike”, tha ai për EkonomiaOnline.
Sipas Mazrekut kjo në praktikë do të ndikojë pozitivisht ngase të dy shtetet nuk do vendosin taksa.
“Në praktikë ka me ndikuar pozitivisht, është ma e shpejtë ma praktike nuk ka kosto, dhe i bie që të gjithë. Në bazë të informatave që i kemi as Serbia nuk ka vendos taksë për stikerat e edhe në Kosovë nuk ka taksë”, theksoi tutje ai.