“Buxheti nuk është shtylla kryesore e zhvillimit, s’ka krizë ekonomike, veç rritje çmimesh”

28.11.2021

Ndonëse buxheti i miratuar të enjten për vitin e ardhshëm prej 2.7 miliardë eurosh po konsiderohet më i larti, për Rukiqin duhet të punohet në projekte konkrete. “Buxhetet janë instrumente për të funksionuar shtetin, shërbimet kryesore për të cilat shteti duhet të garantojë për qytetarët e vet, por nuk janë instrumente zhvillimore. Mund të nxisë […]

“Buxheti nuk është shtylla kryesore e zhvillimit, s’ka krizë ekonomike, veç rritje çmimesh”

Ndonëse buxheti i miratuar të enjten për vitin e ardhshëm prej 2.7 miliardë eurosh po konsiderohet më i larti, për Rukiqin duhet të punohet në projekte konkrete.

“Buxhetet janë instrumente për të funksionuar shtetin, shërbimet kryesore për të cilat shteti duhet të garantojë për qytetarët e vet, por nuk janë instrumente zhvillimore. Mund të nxisë zhvillimin mirëpo nuk janë shtylla kryesore e zhvillimit”.

Ne duhet të presim zhvillim nga investime private nga rritja e eksportit. Kjo është ajo pjesa ku ne mund ta projektojmë zhvillimin. prandaj nuk i shoh buxhetet si diçka që mund të garantojnë apo të mos garantojnë zhvillim”.

“Ne çka duam për të parë te buxheti një efikasitet në implementimin e investimeve kapitale. Janë disa projekte të rëndësishme që janë planifikuar për vitin 2022, por çka kemi parë në vitet e fundit kemi parë ngecje në implementimin e investimeve kapitale dhe këto pastaj krijojnë probleme për zhvillimin e vendit pasi që infrastruktura që parashihet me një pjesë të investimeve kapitale pastaj pjesa që lidhet me edukimin dhe përkrahjen e bizneseve e gjithashtu janë me rëndësi që të implementohen shpejt dhe të ofrojmë mjete buxhetore në fund të vitit”, tha Rukiqi për EO.

Rukiqi theksoi se nuk ka krizë ekonomike, por të ngritjes së çmimeve duke shtuar se duhet të ketë një transformim në tërësi në ekonomia.

“Nuk është konstatua që ka një krizë ekonomike përveç që ka krizë të ngritjes së çmimeve. Kështu që ne duhet me pa mundësinë se qysh me transformua ekonominë në tërësi”.

“…mbi këtë bazë kërkesat tona janë gjithmonë të lidhura me reforma në sistemin arsimor pastaj një strategji e energjisë që garanton furnizim të rregullt me energji për dekadat që po vijnë, që mundëson tranzicion energjetik, pastaj digjitalizim më të madh të ekonomisë dhe një reformë të sundimit të ligjit. Këto do të duhej të ishin fushat kryesore të qeverisjes në vend”, tha ai.

Mes tjerash, ai tha se energjia elektrike është pesë herë më e shtrenjtë sesa ajo që është planifikuar në tarifa.

“Duket që është e pashmangshme që do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Tashmë është 5 herë më e shtrenjtë sesa ajo që është planifikuar në tarifa. Pavarësisht thirrjeve për kursim edhe për me qenë më efiçient kjo nuk është lehtë e arritshme”.

“Kështu që në reflektimin tarifor të vitit të ardhshëm me gjasë është e pashmangshme rritja e energjisë elektrike dhe kjo normalisht që krijon ndikim sidomos te prodhuesit të cilët do të kenë rritje të kostos së prodhimit dhe rrjedhimisht do të jenë edhe më pak konkurrues”.

Etiketat